Kiev, kundërshtojnë armëpushimin me pro-rusët

Në kryeqytetin Kiev të Ukrainë të dielën janë mbledhur protestues, të cilët kërkojnë përfundimin e armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës, ku forcat e sigurisë po luftojnë kundër separatistëve pro-rusë.

Bota

29/06/2014 17:17

Radio Evropa e Lirë, programi për Ukrainën, ka raportuar se disa mijëra njerëz janë tubuar afër ndërtesës së Presidencës në Kiev.

Disa nga protestuesit janë të veshur me uniforma dhe me kapela maskuese.

Protestuesit, po ashtu, kanë kërkuar që presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko të shpallë zbatim të ligjit ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës, t’i armatosë vullnetarët për t’i luftuar “terroristët” dhe t’u garantojë ndihmë sociale personave të përfshirë në operacionet çlirimtare të ushtrisë në lindje të vendit.

Ata kanë thënë se presidenti Poroshenko duhet të kërkojë sanksione më të ashpra nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, për shkak të mbështetjes së separatistëve.