Kidda iu përgjigjet reperëve, kështu elektrizon skenën pas spekulimeve

Është i ri në moshë por karrierën e ka nisur furishëm e me hapa të sigurtë.

ShowBiz

04/04/2018 20:57

Fjala është për reperin Kidda i cili përpos se ka sjell një frymë të re në repin shqiptar, ka arritur të shëndrrohet në një nga emrat me të pëlqyer të publikut, shkruan lajmi.net

Këtë depërtim në estradë, reperi po e bën edhe përmes koncereteve që po i mban, sidomos në Evropë.

Së fundmi Kidda ka qenë në një koncert në Bern të Zvicrrës, ku para koncertit u spekulua për një dështim mirëpo, pasi u ngjit në skenë ai ironizoi gjithë ata që folën për këtë dështim që mbeti vetëm i supozuar.

Kidda pasi doli në skenë hyn në mes të publikut ku ndezi atmosferën me këngët e tij që u priten me brohoritje nga ana e publikut.

Pos me koncerte, reperi ditëve të fundit ka viziuar Prishtinën, pasi po punon në projekte të reja me disa nga emrat më të njohur të skenës shqiptare.

Kur jemi te projekten me datën 13 prill, reperi pritet ta publikojë këngën e re që do titullohet “Bye Bye”./Lajmi.net/

I don’t need the stage? #shutdown

A post shared by KIDDA (@theonlykidda) on