Kida sjell poza tërheqëse nga studio muzikore

Kida erdhi atraktive me foto nga studio muzikore, ku po punon për këngët e reja.

ShowBiz

03/12/2020 16:17

Kida është një nga emrat më aktiv të skenës muzikore shqiptare, këngët e të cilës priten shumë mirë në publik, shkruan lajmi.net.

Projekti më i suksesshëm i Kidës gjatë këtij viti ishte “Edhe sa”, të cilin e publikoi tre muaj më parë.

Tashmë, artistja është mobilizuar në studio muzikore, ku po punon për projektet e reja, të cilat fansat do të jenë në gjendje t’i dëgjojnë shumë shpejt.

Por, derisa punon në studio, Kida gjen kohë edhe për të realizuar fotografi të reja, disa prej të cilave i postoi së fundi në Instagram dhe duket tejet joshëse.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Në ato imazhe, ajo shfaqet krah producentit Mixey, teksa thotë se po përgatisin bashkë diçka të re.

Ndryshe, kënga “Edhe sa” ka marrë mbi 13 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player