Kida ndryshon pamjen, bëhet si Kim Kardashian
Kida është njëra ndër këngëtaret që sjellë shumë projekte gjatë një sezoni veror.

ShowBiz
Ajo është mjaft e kërkuar, dhe projektet e saj muzikore shndërrohen në hite, shkruan lajmi.net.
E së fundi këngëtarja ka bërë një ndryshim.
Kida komentohet shumë për stilin e veshjes, madje së fundi ajo u komentua për shumën marramendëse që shpenzoi për një veshje.
Në foton e fundit Kida shfaqet bionde me flokë të gjata, duke ngjasuar me Kim Kardashianin, por jo vetëm për ngjyrën e flokëve por edhe për shkak të grimit.
Përndryshe, Kida ka paralajmëruar këngën e re “Luje belin”, në bashkëpunim me Dafina Zeqirin./Lajmi.net/