Kica-Xhelil i i kundërpërgjigjet Sveçlës për kontratën 15 milionëshe: Ky është vetëm një nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit ka thënë se “nuk mund t’i bëjë publike tenderin 15 milionë euro shkaku i Rusisë e Serbisë”. Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook iu është kundërpërgjigjur ministrit duke thënë se pasi që ‘t’ia…

Lajme

29/09/2024 13:35

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit ka thënë se “nuk mund t’i bëjë publike tenderin 15 milionë euro shkaku i Rusisë e Serbisë”.

Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook iu është kundërpërgjigjur ministrit duke thënë se pasi që ‘t’ia jepni tenderët dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni”.

“Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë”, ka thënë Kica-Xhelili.

Sipas saj, kjo është vetëm një nga 270 milionët ndër tavolinë.