Khloe Kardashian tregon se është infektuar me Covid-19

Khloe Kardashian është infektuar me koronavirus.

ShowBiz

28/10/2020 20:08

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe Kardashian është infektuar me virusin Covid-19, shkruajnë lajmet e huaja, transmeton lajmi.net.

Kjo u bë e ditur nga vetë ajo nëpërmjet një videoje të publikuar në të cilën zëri i saj dëgjohet i ngjirur.

“apo zbulova se unë kam coronavirus”, thotë ylli televiziv. “Unë kam qenë duke qëndruar në dhomën time. Do të bëhet mirë, por ishin disa ditë mjaft të vështira”, u shpreh ajo.

YouTube player

Në video, krahas Khloe shfaqet edhe Kim duke thënë se po presin me pa dyshim për rezultatet e saj, për të parë nëse është prekur me Covid-19 apo jo, e më pas ajo tregoi për rezultatin.

Po ashtu nëna e tyre, Kris Jenner, ka një frikë për vajzën e saj dhe thotë se po përpiqet të gjejë një mjek që mund të ndihmojë nënën e True./Lajmi.net/