Khloe Kardashian nuk i lë vend imagjinatës me foton e fundit

Khloe Kardashian vjen në top-formë nga pushimet.

ShowBiz

18/08/2019 14:29

Khloe Kardashian ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën erdhi në top-formë, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja u shfaq e veshuer me bikini, teksa mori pozë joshëse buzë detit, duke treguar se gjatë kësaj vere i është përkushtuar tërësisht vetes.

“Këtë verë jam fokusuar në vete. Në vete nga brenda. Mendje, Trup, Shpirt”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Khloe Kardashian muaj më parë u komentua shumë për ndarjen nga Tristan Thompson. /Lajmi.net/