Khedira te Bayerni gjatë verës

Njëri nga gazetarët dhe ekspertët më të njohur në futboll, Gullem Balague është duke parashikuar një transferim të Sami Khedirës te skuadra e Bayern Munichut gjatë afatit kalimtar veror.

Sport

03/02/2015 00:11

Sipas Balagues, Khedira në mënyrë të sigurtë do të jetë lojtar i ri i Bayernit gjatë kësaj vere, pasin bavarezët duan shërbimet e tij.

“Sami Khedira ka arritur marrëveshje me Bayernin dhe atje do të shkojë në mënyrë zyrtare gjatë verës”, ishte postimi i Balagues në Twitter.

Përndryshe, që nga largimi i Mourinhos nga Real Madridi, Khedira nuk konsiderohet shumë i rëndësishëm te kjo skuadër dhe largimi i tij nga Bernabeu duket mëse i mundshëm.