Khedira në Schalke 04
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira do të transferohet në Schalke 04, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport
Sami Khedira do të rikthehet në Bundesligë.
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira do të transferohet në Schalke 04, pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, reprezentuesi gjerman ka arritur marrëveshje praprake me klubin nga Gelsenkirchen, e që do të zyrtarizohet pas përfundimit të këtij sezoni, kur ai do të jetë futbollist i lirë.
Khedira kërkohej edhe nga Borussia Dortmund, si dhe Liverpool e Arsenal në Premierligë.