Khedira në pushim të gjatë

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar se mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka qarë ligamentet në gjurin e djathtë. Khedira u zëvendësua gjatë barazimit mes Gjermanisë dhe Italisë 1:1 të premten dhe kontrollimet mjekësore kanë konfirmuar shkallën e rëndë të lëndimit. Doktori i ekipit të Gjermanisë, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt ka njoftuar se futbollisti duhet…

Sport

16/11/2013 12:05

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka konfirmuar se mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka qarë ligamentet në gjurin e djathtë.

Khedira u zëvendësua gjatë barazimit mes Gjermanisë dhe Italisë 1:1 të premten dhe kontrollimet mjekësore kanë konfirmuar shkallën e rëndë të lëndimit.

Doktori i ekipit të Gjermanisë, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt ka njoftuar se futbollisti duhet të operohet, por ai shpreson se mesfushori do të rikthehet me kohë për fillimin e Kampionatit botëror në verën e ardhshme.

“Sami duhet të operohet por shpresojmë që të jetë i gatshëm për fillimin e Kampionatit botëror”, deklaroi Muller-Wohkfahrt.

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low shtoi: “Kjo është një goditje e rëndë për Samin dhe për të gjithë ne. Ai është futbollist i madh në fushë dhe jashtë saj, gjithmonë mendon pozitivisht dhe jam optimist se do të kthehet me kohë për fillimin e Kampionatit botëror. I urojmë fat dhe shpresojmë se operacioni të kalojë me sukses në mënyrë që të rikuperohet sa më parë”.