Khedira: Ndihem larg Realit

Sami Khedira pritet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Mesfushori gjerman është rikthyer në atdhe dhe në ditët në vazhdim mund t’i bashkohet Bayern Munichut ose Arsenalit.

Sport

23/08/2014 14:35

Sami Khedira është futbollisti tjetër që mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, përpos Angel Di Marias.

Mesfushori gjerman është rikthyer në atdhe dhe është në pritje të zhvillimeve, pasi e sheh veten larg gjigantit madrilen.

Për të, interesim kanë shprehur Bayern Munichu dhe Arsenali, ndërsa ka pak gjasa të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

“Në këtë moment jam paksa jashtë Real Madridit. Nga këtu e deri më 31 gusht, mund të ndodh gjithçka”, u shpreh futbollisti me prejardhje tuniziane për tabloidin gjerman, Bild.