Khedira kthehet pas 15-20 ditësh
Lajme të mira për Real Madridin. Sami Kherida mund të kthehet shumë shpejtë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti. Sipas mediave spanjolle, mesfushori gjerman pritet të zbresë në fushën e blertë në harkun e një muaji që vjen, mos më shpejtë. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri italian. “Rehabilitimi po shkon mjaft mirë. Sami ka…

Sport
Lajme të mira për Real Madridin. Sami Kherida mund të kthehet shumë shpejtë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.
Sipas mediave spanjolle, mesfushori gjerman pritet të zbresë në fushën e blertë në harkun e një muaji që vjen, mos më shpejtë. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri italian.
“Rehabilitimi po shkon mjaft mirë. Sami ka nisur të punojë në fushë pas tre muajsh e gjysmë. Gjithçka po shkon sipas planit dhe shpresojmë të kthehet në grupin e futbollistëve në 15-20 ditët e ardhshme”, u shpreh ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat dhe Paris Saint Germainit.
Përfaqësuesi gjerman ishte lënduar në miqësoren ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë, e cila ishte zhvilluar më 15 nëntor.
Fatmirësisht, Khedira do të kthehet me kohë dhe do të luftojë me të gjitha forcat, për ta fituar një vend në mesin e të ftuarve të selektorit Joachim Loew për Botërorin ‘Brazil 2014’. Khedira ishte lojtar mjaft i rëndësishëm i Realit në tri sezonet e fundit.