Khedira i Arsenalit
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira pritet të jetë përforcim i ardhshëm i Arsenalit. Reprezentuesi gjerman do të largohet nga Bernabeu dhe do të transferohet në Emirates.
Sport
Arsenali do ta transferojë mesfushorin e Real Madridit, Sami Khedira, në ditët e ardhshme, pasi gjermani do të largohet nga Santiago Bernabeu.
Sipas portalit spanjoll “El Confidencial”, 27-vjeçari do të largohet nga Madridi gjatë javës së ardhshme dhe Arsenali është favorit për transferimin e tij. Arsene Ëenger ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit gjerman e sidomos pas probleme të reja fizike të Mikel Artetas.
Khedira sigurt do të largohet nga Santiago Bernabeu pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe trajneri Carlo Ancelotti ka njoftuar se mesfushori ka refuzuar vazhdimin e saj.
Bayern Munich dhe Chelsea po ashtu spekulohet se janë të interesuar për të, por Khedira pritet të përfundojë në Arsenal.