Khabib rikthehet në tetëkëndësh të shtunën, ja kush do të jetë kundërshtari i tij

Khabib Nurmagomedov kthehet në UFC për herë të parë që nga fitorja e tij ndaj Conor McGregor kur mbron titullin për peshta të lehta kundër Dustin Poirier.

Sport

03/09/2019 13:50

Rusi nokautoi irlandezin në raundin e katërt tetorin e kaluar por u detyrua të dalë nga tetëkëndëshi për ta vazhduar luftën, pasi gjërat eskaluan, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, Poirier fitoi titullin e ‘të përkohshëm’ të peshës së lehtë duke mposhtur kampionin e peshave të lehta Max Holloway.

Khabib do luftojë me Poirier të shtunën, në eventin që do mbahet në Abu Dhabi. /Lajmi.net/