Khabib parashikon përballje të jashtëzakonshme më 24 tetor

Më 24 tetor do të zhvillohet eventi UFC-254 në artet marciale mikse, ku përballë njëri-tjetrit në kafaz do të jenë kampioni i botës në peshën e lehtë, i pamposhturi Khabib Nurmagomedov dhe kampioni i përkohshëm, Justin Gaethje.

Sport

02/09/2020 14:50

Një përballje që pritet me padurim nga fansat, teksa të dy sportistët kanë nisur përgatitjet dhe premtojnë spektakël në kafaz.

Për t’u konfirmuar është vendi ku do të zhvillohet sfida, në “ght island” në Abu Dhabi apo Las Vegas.

Në një deklaratë për mediat, Khabib Nurmagomedov ka premtuar se kjo përballje do të jetë e jashtëzakonshme.

“Ky duel i ka të gjitha premisat që të jetë sfida e vitit në artet marciale mikse. Unë kam ende shumë për t’i treguar botës”, tha rusi. /Lajmi.net/