Khabib e lë në lloq, por Ferguson nuk mbetet pa kundërshtarë

Tony Ferguson dhe Justin Gaethje do ta kenë fjalën kryesore në UFC 249 pasi promovuesi u zotua të vazhdojë pavarësisht krizës së koronavirusit.

Sport

07/04/2020 14:43

Ferguson sfidoi kampionin e peshave të lhta Khabib Nurmagomedov më 18 prill, por rusi u tërhoq pasi nuk u largua nga atdheu i tij.

Por Ferguson do të ndeshet me Gaethje për titullin e përkohshëm, në një vend në Amerikë i cili ende nuk është njoftuar, përcjell lajmi.net.

Dhe presidenti i UFC, Dana White konfirmoi gjithçka për këtë ngjarje, ndërsa premtoi të organizojë ngjarje çdo javë nëse është e mundur, përfshirë në një ishull privat. /Lajmi.net/