Khabib e detyron tifozin e Barcelonës të thotë ‘’Hala Madrid’’

Nuk ka rivalitet më të madh në futbollin evropian si Real Madridi kundër Barcelonës

Sport

16/06/2019 16:57

Dy klubet më të mëdha të Spanjës janë ndeshur 275 herë gjatë 117 viteve të fundit. ‘El Clasico’ është një instrument që gjithmonë duket se prodhon drama dhe argëtim me bollëk.

Të dy klubet kanë identitete shumë të ndryshme, ndërsa dy grupet e tifozëve kanë një urrejtje të fortë për njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net.

Një tifoz i Barcelonës kurrë nuk do ta lavdëronte Realin, në të njëjtën mënyrë që një Madridist kurrë nuk do ta lavdëronte Barçën.

Por a mund të bindet një tifoz i Barçës të thotë ‘Hala Madrid’ në qoftë se kjo rezulton me një fotografi me një prej heronjve të tyre?

Një djalosh i ri e gjeti veten në këtë situatë të vështirë pasi u paraqit ballë për ballë me yllin e UFC-së Khabib Nurmagomedov.

Khabib refuzoi të dilte në fotografi me djalin, përveç nëse ai ishte i përgatitur për të lavdëruar ekipin e Real Madridit.

Më poshtë mund të shihni skenat interesante që ndodhën gjatë këtij momenti. /Lajmi.net/