Khabib dëshiron të organizojë një ndeshje në Afrikë për t’i ndihmuar fëmijët e varfër

Khabib Nurmagomedov ka shprehur dëshirën që të organizojë ndeshjen e mbrojtjes së titullit të UFC për peshat e lehta në Afrikë.

Sport

09/09/2019 14:55

Ylli nga Dagestani dhuroi një tjetër përformancë dominuese për të mposhtur kampionin e përkohshëm Dustin Poirier duke e mposhtur në raundin e tretë të shtunën në mbrëmje në Abu Dhabi.

UFC 242 u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të parë që nga viti 2014, dhe Khabib ka shprehur dëshirën e tij që të organizojë UFC-në më tej nga kufijtë e Shteteve të Bashkuara, përcjell lajmi.net.

Duke folur pas fitores së tij, 30-vjeçari tha: ”Ata e ndërtuan këtë arenë për dy muaj, ata mund ta bëjnë atë kudo në Kongo ose Nigeri”.

“Ne mund të luftojmë atje dhe të fitojmë para dhe të bëjmë bamirësi”.

”Afrika është në një situatë shumë të keqe, shumë vende nuk kanë ujë të pijshëm, njerëzit nuk flasin për këtë por ne duhet”.

”Mund të luftoja në Afrikë në janar, shkurt ose mars. Unë mund t’i jepja të gjitha paratë për fëmijët”.

“Ne mund të fitonim nga 50 deri në 80 milionë dollarë dhe të ndihmojmë të gjithë fëmijët atje”, tha ai. /Lajmi.net/