KGJK-së i nevojiten edhe 50 gjyqtarë, por nuk ka buxhet (VIDEO)

Mbi 400 mijë lëndë po presin zgjidhje në Gjykatat e Kosovës.

Lajme

07/02/2016 20:36

E për ta bërë këtë gjë Këshillit Gjyqësor i duhet të punësoj së paku edhe 50 gjykatës të rinj, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj në KGJK, kanë planifikuar edhe angazhimin e bashkëpunëtorëve profesional për gjyqtarë, në mënyrë që puna të jetë më efikase.

Por, këto duket se do të mbesin vetëm plane pasi që buxhet për ta nuk ka.

Pavarësisht kësaj, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, thotë se do të hapin konkurs edhe për 50 gjyqtar të rinj.

YouTube player