KFOR u largua, mbetën vetëm specialët e policisë: Pamje nga Komuna e Zveçanit

Trupat e KFOR-it janë tërhequr nga pozicionet e tyre afër ndërtesës së komunës së Zveçanit, pas vlerësimit të tyre se gjendja është stabilizuar. E mediat lokale veçse kanë publikuar pamje të zonës, nga ku dhe para ndërtesës së komunës së Zveçanit, aktualisht duket e pozicionuar një autoblindë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Tutje…

Lajme

25/02/2024 20:25

Trupat e KFOR-it janë tërhequr nga pozicionet e tyre afër ndërtesës së komunës së Zveçanit, pas vlerësimit të tyre se gjendja është stabilizuar.

E mediat lokale veçse kanë publikuar pamje të zonës, nga ku dhe para ndërtesës së komunës së Zveçanit, aktualisht duket e pozicionuar një autoblindë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Tutje siç shkruan Kontakt Plus, aty shihen edhe disa automjete të policisë me patrullime të rregullta që raportohet të jenë ende në fuqi.