KFOR-i vazhdon patrullimet përgjatë vijës kufitare administrative

Ushtarët turq të Batalionit të Forcës Operacionale Rezervë (ORF), pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë Vijës Kufitare Administrative (VKA) dhe në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas njoftimit, ata kanë kryer patrullime me qëllim të sigurimit të një pranie të dukshme dhe qetësuese…

Lajme

09/12/2025 19:28

Ushtarët turq të Batalionit të Forcës Operacionale Rezervë (ORF), pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë Vijës Kufitare Administrative (VKA) dhe në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, ata kanë kryer patrullime me qëllim të sigurimit të një pranie të dukshme dhe qetësuese në terren, si dhe për rritjen e vëzhgueshmërisë dhe situatës së sigurisë, transmeton lajmi.net.

Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, ushtarët turq kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë rol kyç në misionin e KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

KFOR ka rikujtuar se vazhdon ta zbatojë mandatin e vet — bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 — për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Misioni operon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të roleve të tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.

Postimi i plotë:

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Operacionale Rezervë (ORF), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë Vijës Kufitare Administrative (VKA) dhe në gjithë Kosovën.
Ata kanë kryer patrullime të dizajnuara për të siguruar një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin mbi situatën e sigurisë.
Përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol të rëndësishëm në misionin e KFOR-it për të mbajtur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR vazhdon ta zbatojë mandatin e saj – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë./lajmi.net/