KFOR-i uron Shqipërinë, përmend faktin se ajo kontribuon në NATO

KFOR ka uruar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Aleatëve dhe miqve tanë shqiptarë!”, ka shkruar KFOR në një postim në Facebook. Gjithashtu ka përmendur edhe faktin se Shqipëria është anëtare e NATO-s, shkruan lajmi.net “Shqipëria është anëtare e #NATO-s që nga viti 2009 dhe kontribuon më shumë se 50 ushtarë në…

Lajme

28/11/2022 14:31

KFOR ka uruar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Aleatëve dhe miqve tanë shqiptarë!”, ka shkruar KFOR në një postim në Facebook.

Gjithashtu ka përmendur edhe faktin se Shqipëria është anëtare e NATO-s, shkruan lajmi.net

“Shqipëria është anëtare e #NATO-s që nga viti 2009 dhe kontribuon më shumë se 50 ushtarë në misionin e KFOR-it.”, thuhet në postim.

Në rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, Shqipërinë e ka uruar edhe sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Blinken ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë që kanë ndërtuar së bashku./Lajmi.net/