KFOR-i mund të ndërhyjë në rast të eskalimit të dhunës

Situata politike në vend po vazhdon të tensionohet, brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Për të ruajtur sigurinë e vendit, mund të ndërhyjnë edhe forcat ndërkombëtare të KFOR-it.

Lajme

23/10/2015 22:47

KTV duke u thirrur në burime ka raportuar se po shikohet si mundësi ndërhyrja e forcave të KFOR-it.

Ky televizion përmend edhe një deklaratë të komandantit të KFOR-it dhënë ditë më parë ku ai ka thënë se në bazë të Rezolutës 1244 ata janë përgjegjës për të garantuar sigurinë në Kosovë, dhe nëse një nevojë e tillë shfaqët, atëherë ata janë të gatshëm të ndërhyjnë.

Ndërhyrja e KFOR-it thuhet se mund të ndodhë në rast të eskalimit të protestave në rrugë, duke pasur parasysh edhe mos ndërhyrjen e Policisë, dhe dyshimin nëse ajo është në gjendje që me forcat e saj ta mbajë situatën e sigurisë nën kontroll.

Ky burim i ka thënë KTV-së, se nëse dështon sigurimi i Kuvendit nga Policia e Kosovës atëherë KFOR-i, si linjë e tretë, ka mandat për të ndërhyrë. /lajmi.net