KFOR-i italian i gatshëm për projekte të përbashkëta me FFK-në
Sot për vizitë në FFK ka qenë një delegacion i trupave të KFOR-it italian, të cilët u pritën nga nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj. Në këtë takim u diskutua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit. A nëtarët e delegacionit të KFOR-it italian u shprehën të gatshëm për të…

Sport
Sot për vizitë në FFK ka qenë një delegacion i trupave të KFOR-it italian, të cilët u pritën nga nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit. A
nëtarët e delegacionit të KFOR-it italian u shprehën të gatshëm për të përkrahur FFK-në në të gjitha segmentet në aspektin sportiv dhe në atë infrastrukturor dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta në funksion të të rinjve të të gjitha etnive në vendin tonë.
Ata po ashtu uruan që Kombëtarja e Kosovës të ketë rrugëtim të suksesshëm në kualifikimet për Euro 2024 dhe realizim të objektivit./Lajmi.net/