KFOR-i flet për xhandarmërinë serbe dhe arrestimet në Deçan

Xhandarmëria serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, ata kanë qenë në territorin e Serbisë. Kështu thotë Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta.

Lajme

04/02/2016 19:21

Kjo nga komandanti i KFOR-it u tha gjatë një konference me gjeneralin e suprem të forcave aleate në Evropë Philip Breedlove.

Ky i fundit gjatë konferencës ka thënë se nuk e di se kur Forcat e Armatosura të Kosovës do të mund të bëhen ushtri.

“Lajmi i mirë është se kjo forcë është duke marrë eksperiencat dhe trajnimet e duhura nga KFOR-i”. Ai ka lavdëruar punë e institucioneve të sigurisë në vend. Policisë së Kosovës i shprehi besimin tim dhe pres rezultatet nga hetimet e saj për rastet kundër terrorizmit” ka thënë Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta.

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kryer punë të mirë, madje punë e saj po e ndihmon dhe përkrah edhe KFOR-i me trajnime të ndryshme. Edhe përkundër këtyre lëvdatave Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, gjeneralin Philip Breedlove, nuk e di se kur FSK do të bëhet ushtri.

Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta ka thënë se edhe arrestimet e personave të dyshuar për sulm terrorist në manastirin e Deçanit ai ia atribuon Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë bërë punë të mirë kur kanë arrestuar disa të dyshuar tek Manastiri i Deçanit. Nuk kam informacione që ata janë të lidhur me ISIS, por po presim përfundimin e hetimeve të policisë”.

Sa i përket kërkesës që KFOR-i t’i ruajë të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse të Kosovës Miglieta ka thënë se kjo nuk mund të bëhet. Por Migeleta shprehet i bindur se që xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës siç është thënë ditëve të fundit. “Xhandarmëria serbe nuk ka qenë në territorin serb”.

Gjatë ditës Breedlove është takuar edhe me presidentet Atifetet Jahjaga dhe kryeministrin Isa Mustafa./GazetaTribuna