KF Vjosa konfirmon: Nuk do të luajmë ndeshjen përsëritëse ndaj Fushë Kosovës

KF Vjosa ka konfirmuar se klubi ka vendosur që të mos paraqitet në ndeshjen ndaj Fushë Kosovës.

Sport

23/04/2021 19:24

KF Vjosa përmes llogarisë zyrtare në Facebook, ka konfirmuar se vendimi për përsëritjen e ndeshjes ndaj Fushë Kosovës nga Komisioni i Garave nuk do të respektohet nga klubi, transmeton lajmi.net.

Vjosa në ndeshjen me Fushë Kosovën pati disa përplasje, të cilat eskaluan në dhunë fizike ndërmjet lojratëve të skuadrave.

Më pas, Komisioni i Garave kishte vendosur për përsëritjen e ndeshjes, por që tani KF Vjosa ka konfirmuar se klubi nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Më poshtë mund të shikoni postimin e plotë të KF Vjosës lidhur me rastin në fjalë./Lajmi.net/