KF Laçi shkarkon trajnerin

Klubi Futbollistik Laçi, ka ndarë rrugët me trajnetin e tyre Armando Cunga pas rezultateve negative që ka pasur klubi nën drejtimin e tij.

Sport

26/11/2020 13:48

Tre pikë në katër ndeshjet e fundit nuk është standard për një ekip që dëshiron të konkurrojë për titullin kampion, kanë cilësuar drejtuesit e klubit.

Mësohet se trajneri dhe klubi janë pajtuar për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Ishte vet trajneri Cungu, i cili konfirmoi largimin e tij për “Abcnews.al”, transmeton lajmi.net.

Armando Cungu largohet nga Laçi pas një viti rekord ku regjistroi 21 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje në 38 ndeshje gjithësej. /Lajmi.net/