KF Flamurtari tregon qëndrimin për rifillimin e sezonit: Jemi pas çdo vendimi të FFK-së

KF Flamurtari kanë treguar qëndrimin e tyre në raport me fatin e sezonit aktual.

Sport

11/05/2020 18:17

Federata e Futbollit të Kosovës akoma nuk ka marrë ndonjë vendim mbi atë se çfarë do të ndodhë me sezonin aktual në Superligën e Kosovës në futboll.

Debatet janë të shumta mbi këtë temë. Skuadra si ajo e Prishtinës janë pro rifillimit të sezonit, kurse trajneri i KF Ballkanit është një nga ata që nuk beson se ka kushte të duhura për rifillimin e sezonit.

Por, te skuadra e Flamurtarit ka një qëndrim më ndryshe. Ata do të respektojnë çfarëdo vendimi që vjen nga FFK. Nga klubi ‘Kuqezi’ kanë edhe një thirrje për skuadrat më të forta ekonomikisht, duke përmendur shembullin e Bayern Munich e Borussia Dortmund. Kjo thirrje me gjasë i drejtohet Tahir Batatinës ose Ismet Munishit, të cilët mbrëmë ishin të pranishëm në një debat televiziv.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell komunikatën e plotë të KF Flamurtari (pa intervenime në tekst).

Dje në tv klan në emisionin sportiv ishte një debat rreth situatës me covid 19 ku të pranishmit të profesioneve jo relevante kundërshtonin profesionistin e lamisë z.Raka, Ajo qka është më e dhimbshme është fakti që mbi shendetin e futbollistëve dhe punëtorëve sportiv, janë lotët e krokodilit për ekipin i cili është në zonën e rënjes nga kategoria. Një arogancë dhe dyftyrësi e pa parë nga dy trajner për interesa të veta dhe të mikut të tyre të rezikuar. Nëse ju keni kushte europiane me nga 22 tushe dhe 22 dhoma për futbollist edhe për një numër prej 60 persona zyrtarë me ndeshje , bravo ju qoftë, por po ju njofim si jeni dhe ku veproni, por nuk ju lejojmë të punoni për dikënd e kundër neve, Aleanca u pa mbrëm, e ju pasi qenkeni klube të milionerëve do te ishte mirë të solidarizoheni psh me Ferizajin të huazoni të holla për rrogat e futbollistëve , ashtu që si ndodh në Gjermani në mes Bajernit dhe Dortmundit. Keni ra në provim duke u mundësuar ti ndihmoni dikujt e ti hyni në hak dikujt tjetër, ju qoftë në ndërgjegjjen tuaj njerezore dhe sportive.
Për herë të parë po prononcohemi zyrtarisht dhe po themi që për neve është meritor vendimi të cilin e merr FFK dhe botërisht po ju tregojmë që nuk jemi pjesë e asnjë aleance, por jemi vetvetja dhe në aleancë me futbollin.

Me respekt
Armend Ademi – General Director