KF Flamurtari reagon lidhur me situatën e futbollistit Ilija Iviç

Futbollisti Ilija Iviç është tema kryesore e ditëve të fundit në sportin kosovar.

Sport

21/02/2020 18:56

Anëtari i KF Flamurtarit ka pranuar ftesën për t’u paraqitur me Kombëtaren U19 të Kosovës, dhe kjo gjë ka ngjallur reagime të shumta.

Pak ditë pasi lajmi është bërë i ditur, prindërit e djaloshit kanë humbur vendin e punës në Graçanicë. Ky veprim shihet si i orkestruar politikisht, duke nxitur edhe më shumë reagime.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës pak minuta më parë.

LEXO EDHE:

Reagim i KE të FFK-së rreth rastit të futbollistit Ilija Iviq

Por, në gjithë këtë tollovi, të heshtur nuk kanë qëndruar skuadra e lojtarit, që tashmë ka lëshuar një komunikatë zyrtare, të cilën lajmi.net ua përcjell më poshtë. /Lajmi.net/