KF Feronikeli – FC Santa Coloma, ky është rezultati pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes KF Feronikeli - FC Santa Coloma.

Sport

28/06/2019 21:33

Pjesa e parë e ndeshjes KF Feronikeli – FC Santa Coloma, e vlefshme për raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, ka përfunduar 0-0.

Kampionët e Kosovës, ishin skuadër më e mirë se mysafirët nga Andorra, por nuk arritën të gjenin golin.

Dy raste të mira për shënim për Feronikelin, erdhën përmes Mevlan Zekës, por që nuk arriti t’i konkretizoi në gol./Lajmi.net/