Kevin Durant zgjedh pesëshen më të mirë në histori, nuk ka vend për James

Kevin Durant ka zgjedhur pesëshen më të mirë në historinë e NBA, sipas mendimit të tij.

Sport

08/04/2019 18:15

Ylli i Golden State Warriors nuk e ka përfshirë vetën e tij në pesë lojtarët më të mirë.

Vend në këtë përzgjedhje nuk pati as për LeBron James, i cili është njeriu që ka një sukses fenomenal në ndeshjet kundër KD.

Gjithashtu, shokët e skuadrës si Stephen Curry, apo edhe bashkëlojtarët e dikurshëm, Russell Westbrook e James Harden kanë mbetur jashtë listës.

Magic Johnson, Michael Jordan, Kobe Bryant, Shaquille O’Neal dhe Hakeem Olajuwon janë pesë më të mirët në histori sipas KD, përcjell lajmi.net.

Sigurisht se kur është puna tek pesëshja më e mirë, emra si LeBron James, Wilt Chamberlain, Kareem Abdul Jabbar apo edhe Larry Bird vijnë në konsideratë.

Gjithsesi, ky ishte mendimi personal i yllit të Golden State, Kevin Durant. /Lajmi.net/