Kevin Durant mund të jetë gati për fazën finale të sezonit

Durant mund të jetë gati për të luajtur në fazën finale të sezonit.

Sport

05/06/2020 19:57

Ylli i Brooklyn Nets ka qenë jashtë parketit gjatë gjithë sezonit, si pasojë e një lëndimi të pësuar gjatë sezonit të kaluar.

Durant nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij, por mund të kthehet në parket për fazën finale të sezonit.

Krejt kjo pasi komisioneri i garave të NBA, Adam Silver, ka thënë paraqitja e lojtarëve që munguar për një kohë të gjatë do të jetë e mundshme, transmeton lajmi.net.

“Do të autorizojmë këtë. Ne kemi shumë debate me skuadrat dhe ka shumë parametra rreth rikuperimit që duken të padrejta. Por, nëse lojtarët duan të kthehen, ata do tëmund ta bëjnë këtë”, ka thënë Silver.

Kjo pikëpyetje nuk shqetëson vetëm Kevin Durant por edhe emra si Kelly Oubre ose John Wall. /Lajmi.net/