Këto video të Iva Alikos dhe Xhesika Ndoj nuk i keni parë kurrë
Tentuan disa herë me muzikë mirëpo nuk u përqafuan nga publiku.
ShowBiz
Xhesika Ndoj dhe Iva Aliko zgjodhën një mënyrë tjetër për tu bërë të famshme, shkruan lajmi.net.
Historitë me deputetë që për shumicën janë të trilluara, i bënë ato që të fliten pothuajse çdo ditë.
Mirëpo kthehemi pas në kohë dhe kujtojmë dy nga performancat e biondinave në festivalin Top Fest.
Iva Aliko ishte pjesë e festivalit në vitin 2010, edicionin e shtatë me këngën “Turma”. Tentimi i saj në të kënduar le shumë për të dëshiruar sa që del qesharak, ku nuk ka asnjë lidhje me muzikë.
Në anën tjetër Xhesika u prezantua në edicionin e fundit të Top Fest, vitin e kaluar me këngën “Dhimbja ime” një baladë që nuk i shkon fare asaj, kështu duke mos arritur sukses në këtë festival./Lajmi.net.