Këto personalitete po marrin pjesë në Paradën e Krenarisë / FOTO

12:08 | 10 Tetor 2018

Para pak çastesh ka filluar Parada e Krenarisë në Prishtinë.

Në mbështetje të komunitetit LGBTI, në këtë paradë po marrin pjesë edhe personalitete të ndryshme publike, raporton lajmi.net

Deri më tani në këtë Paradë janë parë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë,  Nataliya Apostolova, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi dhe analisti Dardan Islami.

Më poshtë ju sjellim fotografitë. /Lajmi.net/