Këto përballje na presin në top tre ligat evropiane, Gerrard e ka testin e parë serioz në Premierligë

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen shumë sfida interesante në kuadër të pesë ligave evropiane.

Sport

01/12/2021 08:16

Në Premierligë, top gjigantët evropianë kërkojnë fitoret e radhës, me synimin e arkëtimin e pikëve të plotave, shkruan lajmi.net.

Chelsea do jetë mysafir i Watfordit, derisa Manchester Cityn e pret një sfidë jo e lehtë ndaj Aston Villas.

Ndërkohë, derbi i rivalëve lokal zhvillohet në “Goodison Park”, mes Evertonit dhe Liverpoolit.

Ndeshje tjera interesante zhvillohen edhe në Seria A, kur Roma është mysafir i Bolognas, Inter nikoqir i Spezias, derisa AC Milan synon këndelljen në udhëtim te Genoa.

Napoli ka objektivin që të mbajë kreun e Seria A, andaj synon ta bëjë këtë ndaj Sassuolos, skuadër që në xhiron e fundit triumfoi ndaj “Rossonerëve”.

Ndërkohë, në La Liga, zhvillohet vetëm një ndeshje, mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos dhe në Ligue 1, PSG e pret Nice./Lajmi.net/