Të Infektuar: 37.028

Të Shëruar: 22.690

Të Vdekur: 963

Këto katër shtete s’mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR

10:57 | 20 Tetor 2020

Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-negativ.

Deri tashti, pjesë e kësaj liste janë 20 shtete evropiane, të cilat kanë rrezik të lartë të infektimit.

E për mënyrën se si vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit, kanë dhënë detaje nga Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë institucion kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.

“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC-së dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga ministria.