Këto janë tri super ndeshjet që do të zhvillohen sot në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll sot do të na shfaqi tri super ndeshje, ku sigurisht vëmendjen më të madhe tërheq derbi mes Feronikelit dhe Llapit.

Sport

24/02/2019 10:30

Xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës do të jetë jashtëzakonisht interesante, me tri duelet e fundit që do të luhen mes Feronikelit dhe Llapit, Prishtinës dhe Lirisë, dhe Trepçës 89 dhe Dritës, shkruan lajmi.net.

Vëmendja më e madhe do të jetë në super derbin Feronikeli – Llapi, ku përball do të vihen vendi i parë me vendin e tretë. Distanca në tabelë mes skuadrave është vetëm katër pikë, dhe ky fakt na tregon se aty do të ketë një luftë të madhe për fitoren.

Në anën tjetër, Prishtina e cila pozicionohet në pozitën e dytë, do të tentojë të shfrytëzoj një gabim eventual të skuadrës lidere. Kryeqytetasit do të përballen me Lirinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dhe konsiderohet favorite ndaj skuadrës së 10-të në tabelë.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Trepçës 89 dhe Dritës. Skuadrat që në dy sezonet e kaluar treguan formë të lartë, tashmë pozicionohen në vendet 7 (Drita) dhe 9 (Trepça). Por, anash pozicionimit në tabelë, skuadrat pritet që sot të tregojnë një lojë interesante.

Kjo xhiro pra mund të sjellë shumë ndryshime në tabelë, madje fare lehtë mund të ndërrohet edhe lideri i tabelës. /Lajmi.net/