Këto janë tri problemet kryesore tek Man City, sipas Guardiolas

Skuadra që po konsiderohet si më e mira në Evropë aktualisht, po përballet me disa probleme.

Sport

15/03/2019 23:55

Këto probleme i ka bërë të ditura për mediet vet trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Ai ka emëruar tri probleme si kryesoret në skuadrën që ai udhëheq, dhe këto probleme kanë të bëjnë me tre lojtarë, përcjell lajmi.net.

Fillimisht, Pep Guaridola ka paraqitur problemin e gjurit të Kevin De Bruyne, i cili po i pamundëson belgut të jap kontributin e tij për skuadrën.

Problem i ngjashëm është edhe ai i dyti, pasi ka të bëjë me gjurin e Benjamin Mendy, i cili ka lënë ‘të gjymtë’ krahun e majtë të mbrojtjes.

Krejt në fund, trajneri katalan ka folur edhe për kontratën e Leroy Sane, duke thënë se është primare që ajo të nënshkruhet.

Kujtojmë se probleme me vazhdimin e kontratës skuadra ka edhe me mesfushorin Ilkay Gundogan, i cili është plotë dyshime. /Lajmi.net/