Këto janë tiparet që dallojnë njerëzit me tatuazhe nga të tjerët

18:18 | 8 Dhjetor 2021

Për vite me radhë, njerëzit kanë bërë tatuazhe dhe zbukurojnë trupin e tyre.

Me rritjen e popullaritetit të personave që bëjnë tatuazhe, po bëhen gjithnjë e më shumë kërkime nga psikologë dhe ekspertë të ndryshëm, të cilët po zbulojnë se çfarë lloj njerëzish bëjnë tatuazhe dhe çfarë kuptimi kanë vizatimet e trupit për ta, transmeton lajmi.net.

Sipas një pyetësori të adresuar nga personat me tatuazhe dhe ata pa to, u zbulua se ata që dekoruan një pjesë të trupit me një vizatim ose tekst, kanë tre karakteristika që ndryshojnë dukshëm nga ata që nuk kanë tatuazhe.

Janë më të hapur

Ata kanë më shumë energji, u pëlqen të shoqërohen dhe të bisedojnë, mjedisi i konsideron argëtues dhe të sjellshëm.

Janë unikë

Autorët e studimit thonë se njerëzit me tatuazhe duhet të jenë unikë, të ndryshëm nga të tjerët. Ata duan të shprehin veten, qëndrimet, mendimet e tyre dhe të tregojnë dallimet dhe identitetin e tyre.

I duan eksperiencat

Është treguar se personat që kanë tatuazhe janë më të prirur për aventura, janë spontan, të etur për eksperienca dhe njohje të reja. /Lajmi.net/