Këto janë skuadrat që do ta përfaqësojnë Gjermaninë në garat evropiane

Sot është luajtur edhe xhiroja e fundit në kuadër të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.

Sport

18/05/2019 17:30

Nga kjo xhiro është mësuar se kampioni i Bundesligas për këtë edicion është Bayern Munich, me 78 pikë të fituara në 34 xhiro.

Dortmund janë ndjekësit e kampionëve, me dy pikë më pak të tubuara, duke lënë hapësire 9 pikë me vendin e tretë.

Në garat evropiane nga Bundesliga do të shkojnë edhe skuadra e Leipzig dhe Bayer Leverkusen, të cilat do të luajnë në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Në Ligën e Evropës, Bundesliga do të përfaqësohet me skuadrat e Borussia Monchengladbach dhe Wolfsburg.

Eintracht Frankfurt, të cilët prekën gjysmëfinalen e Ligës së Evropës këtë edicion, do të luajnë në eliminatore me mundësinë që të marrin pjesë në këtë kompeticion. /Lajmi.net/