Këto janë skuadrat me më së shumti gola të shënuara këtë sezon në pesë ligat kryesore

Ndeshjet kombëtareve në Ligën e Kombeve kanë bërë që të pushojnë ligat kryesore të Evropës.

Sport

10/10/2018 18:13

Ky pushim ka bërë që të nxirren statistika rreth situatës së ekipeve në ligat evropiane në fillim të sezonit.

‘Sports.fr’ ka publikuar një statistikë interesante në pesë ligat kryesore të Evropës, me PSG-në që prinë si skuadra me më së shumti gola të shënuara.

Kampionët e Francës kryesojnë me 32 gola të shënuara në Ligue 1.

Pas tyre vjen Borussia Dortmund me 23 gola, që ndiqet nga Manchester City me 21 gola.

21 gola ka të shënuara edhe Marseille, ndërsa vendin e pestë dhe të gjashtë ndajnë Barcelona dhe Chelsea me nga 19 gola./Lajmi.net/