Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Këto janë rregullat që duhet ndjekur për të kaluar në pikat kufitare të Kosovës

8:15 | 1 Qershor 2020

Nga dita e sotme Kosova do të hapë kufijtë tokësor me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët me vendimin e Qeverisë në detyrë për hapjen e disa pikave kufitare, duke ua bërë me dije gjithashtu edhe rregullat të cilat duhet ndjekur gjatë kalimit të kufirit.

Sipas njoftimit, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID-19.

Po ashtu të njëjtit duhet të posedojnë rezultate negative për testin COVID-19 RT PCR, jo më i vjetër se katër ditë, dhe pastaj nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit, përndryshe sipas njoftimit, ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetizolohen për 7 ditë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 së 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐨𝐧 𝐩𝐢𝐤ë𝐧 𝟒 𝐭ë 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë 𝐍𝐫. 𝟎𝟏/𝟎𝟗 𝐭ë 𝐝𝐚𝐭ë𝐬, 𝟏𝟑.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐦𝐞 𝐭ë 𝐜𝐢𝐥ë𝐧 𝐣𝐚𝐧ë 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐣𝐭ë 𝐭𝐨𝐤ë𝐬𝐨𝐫 𝐭ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬. 𝐍𝐝ë𝐫𝐬𝐚 𝐦𝐞 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë 𝐍𝐫. 𝟎𝟐/𝟑𝟖 𝐭ë 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬, 𝟑𝟏.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟎, 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐬𝐢 𝐦ë 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭ë;

Hapen kufijtë tokësor në Pikë Kalimet Kufitare si në vijim: 𝐌𝐞𝐫𝐝𝐚𝐫ë, 𝐕𝐞̈𝐫𝐦𝐢𝐜ë, 𝐊𝐮𝐥𝐥ë, 𝐇𝐚𝐧𝐢 𝐢 𝐄𝐥𝐞𝐳𝐢𝐭, 𝐉𝐚𝐫𝐢𝐧𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐞𝐮 𝐢 𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡ë.

Të gjithë personat që hyjnë në 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve (𝐐𝐞𝐧𝐝𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐭ë 𝐌𝐣𝐞𝐤ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞) në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19.

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e #RKS-së dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (𝐣𝐨 𝐦ë 𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐬𝐞 𝟒 𝐝𝐢𝐭𝐞̈) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;

6.4. Deri me datë, 20.06.2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬. /Lajmi.net/