Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme: Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Rr. “Luan Haradinaj”, ora 10:00) Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. Vitia dhe Bulliqi do të…

Lajme

09/02/2023 07:41

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Rr. “Luan Haradinaj”, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. Vitia dhe Bulliqi do të vizitojnë hapësirën e destinuar për Shërbime Specialistike dhe punimet në Urgjencën e Qytetit. (Podujevë, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, ora 11:00)

Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (“Këndi Amerikan”, ora 11:00)

Federata e Boksit organizon ceremoninë “Lauratët e vitit 2022”.( Hotel”Sirius”, ora 17:00)