Këto janë ngjarjet e ditës së mërkurë

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

Lajme

27/06/2018 08:06

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera takohet me Kryeministrin Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë, Kabineti i Kryeministrit, ora 09:30)

Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e dytë te Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, salla nr. 37, ora 10:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me bizneset e sektorit minerar organizon konferencë për media lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale. (Zyrat e reja të OAK-së, ora 10:00)

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Qendra për Kurajo Politike (CPC) mban tryezën “Orteku në Arsimin e Lartë: Studimet e Doktoraturës në Shkencat Humanistike dhe Shoqërore të Universitetit të Prishtinës”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera takohet me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 10:15, vetëm pamje)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit “Sfidat në reformën e administratës publike: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e Konferancave Orion, ora 10:30)

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, dorëzon kallëzim penal. (Prokuroria Speciale e Kosovës, Departamenti për krime lufte, ora 11:00)

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi organizojnë Forumin Ekonomik në mes Kosovës dhe Malit të Zi. (Hotel “Sìrius”, ora 11:00)

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera takon ministrat relevant lidhur me agjendën e reformave evropiane. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 11:30, vetëm pamje)

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera mban drekë-pune me shoqërinë civile. (Restorant “Liburnia”, ora 12:30, vetëm pamje)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Mbahet takimi bilateral ndërmjet ministrit të Financave, Bedri Hamza dhe Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Ruiz Calavera Genevova. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00, vetëm pamje)

Mbahet takimi i Koordinatorëve të fushave të Programit për Reforma në Ekonomi në të cilin do të lansohet Programi i Reformave Ekonomike. (Ndërtesën e Qeverisë, zyra P-38, ora 14:30)

Bëhet lansimi i programeve “Creative Europe” dhe “Culture for Change”. (Muzeu i Kosovës, ora 15:00)

Shoqata e Shkëmbimeve Kulturore të Kosovës dhe Tajvanit, organizojnë hapjen e ekspozitës “Kosova NEXT10”. (Lapidarium i Muzeut te Kosovës, ora 16:00)

Behët inaugurimi i sallës së sporteve në Graçanicë. (Mes Graçanicës dhe Llapllasellës, ora 16:30)