Këto janë materialet që do t’i ndiqni sonte në sezonin e ri të emisionit ‘MIRAGE’

Emisioni më i ri i showbizit "Mirage" sonte vjen përsëri me materiale ekskluzive dhe intervista interesante.

ShowBiz

14/09/2018 14:26

Në orën 19:00 në faqen e Facebookut në Lajmi.net mund të ndiqni emisionin “Mirage”, ku këtë javë do shihni këto materiale:

-Don Phenom në “qiellin e shtatë” pas sukseseve në këtë verë

-A është Rina Balaj “Gigi” në jetën e përditshme?!

-Korab Shaqiri rrëfehet pas lajmeve se u nda nga bashkëshortja

-Fifi flet për herë të parë pas publikimit të dissit ‘Habibi’

-Cilët këngëtarë dështuan këtë verë sipas qytetarëve

-Në rubrikën ‘Kë zgjedh’ këtë javë përgjigjet Samanta Karavella

Për t’i parë të gjitha këto intervista ekskluzive mos e humbisni emisionin e plotë me autor Butrint Pasjaqa dhe gazetar, Erdonit Hoxha edhe në kanalin zyrtar, Youtube. /Lajmi.net/