Këto janë komentet e Ibrahimovic për Paul Pogba

Komentet e Zlatan Ibrahimovic për yjet e futbollit shpeshherë janë epike dhe na bëjnë të qeshim.

Sport

18/03/2019 20:21

Fjalët e suedezit për Paul Pogba nuk ishin të tilla, por ato treguan se sa shumë e pëlqen Ibra francezin.

Ish anëtari i Ajax, Juventus, Inter, Barcelona e Man Utd, beson se Pogba mund të bëhet mesfushori më i mirë në botë.

“Mendoj se Pogba ka potencialin që të bëhet lojtari më i mirë në botë në pozitën e tij” ka thënë Ibra për ‘Mirror’ transmeton lajmi.net.

“Ai është djalë i mirë, ushtron shumë, dëgjon, dhe ka dëshirë të jetë më i mirë, dëshiron të fitojë. Ai dëshiron të luajë në secilën ndeshje” ka thënë tutje Zlatan.

Mesfushori francez e nisi shumë keq këtë edicion me Man Utd, por pas shkarkimit të Mourinhos dhe ardhjes së Solskjaer në stolin e United, fituesi i Kupës së Botës ka rigjetur vetën. /Lajmi.net/