Këto janë fjalët e Ljungberg pas barazimit ndaj Norwich
Freddie Ljungberg është i bindur që Arsenali ka cilësinë për të siguruar top-katërshen në Premierligë, pavarësisht se arriti vetëm një barazim ndaj Norwich City në ndeshjen e tij të parë në krye.
Sport
Ljungberg u zgjodh trajner i përkohëshëm i ‘Topçinjv’e pas shkarkimit të Unai Emery të premten.
Në ‘Carrow Road’, Arsenali nuk arriti më shumë sesa një barazim 2:2 duke hedhur hap mbrapa në luftën për vendet që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.
”Ekipet lëshojnë pikë këtu dhe atje, ne lëshojmë pikë, kështu që është pak një ligë e çmendur për momentin”, tha ai. “Por sigurisht mendoj se Arsenali mund të kthehet në katër të parët”.
“Nuk e di nëse e keni parë, por kur ishim në disavantazh 1-0, lojtarët nuk po tundnin kokën, ata në të vërtetë po shkonin ‘hajde, ne mund ta zgjidhim këtë. Kjo tregon se ata besojnë se janë cilësor”.
“Jam jashtëzakonisht krenar për lojtarët që u kthyen dy herë, veçanërisht pasi ata shënuan pak para gjysmës. Ju pësoni dhe morali zvogëlohet, por ata luftuan dhe morën një pikë të rëndësishme”, tha ai. /Lajmi.net/