Këto janë fjalët e Era Istrefit pas suksesit të Duas në “Grammy”

Edhe Era Istrefi e ka uruar Dua Lipën për suksesin që shënoi në "Grammy Awards".

ShowBiz

11/02/2019 11:41

Era Istrefi përmes një komenti në postimin e Duas në Instagram, uroi këngëtaren për arritjen, shkruan lajmi.net.

“Urimeeee”, ka shkruar Era mbi postimin e Duas, duke ia lënë edhe disa figura të zemrave.

Kujtojmë që Dua Lipa ka fituar dy çmime në “Grammy Awards” atë për “Artisten më të mirë të re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”.

Njëherësh, këngëtarja bëhet shqiptarja e parë që fiton çmim në këtë event, madje dy të tilla. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtuufOIBwcR/