Këto janë dy skuadrat me saktësinë më të madhe para golit, në top 5 ligat evropiane

Edicioni 2018/19 ka treguar shumë gjëra interesante, me rënie e ngritje të disa top skuadrave.

Sport

11/03/2019 18:25

Manchester United është një prej skuadrave që ka bërë rikthimin më të madh këtë edicion, pas ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer në krye të skuadrës.

Por, një statistikë interesante tregon se United është një nga skuadrat më të mira në Evropë, së bashku me Barcelonën.

Manchester United dhe Barcelona janë dy skuadrat me saktësinë më të madhe, kur shikohen gjuajtjet në drejtim të portës kundërshtare, transmeton lajmi.net.

‘Djajtë e kuq’ kanë një saktësi prej 48.60 %, duke konkretizuar 186 nga 383 gjuajtjet drejtuar kundërshtarit.

Barcelona në anën tjetër ka konkretizuar 190 nga 390 gjuajtjet e tyre, duke mbajtur përqindjen në 48.30.

Në top pesë skuadrat më të sakta bëjnë pjesë edhe Dortmund (46.30%), Girona (45.80%) dhe Liverpool (45.60%). /Lajmi.net/