Këto janë 5 zbulimet e muslimanëve, të cilat ndryshuan botën

Në botë, më shumë se 1,6 miliard filxhanë me kafe konsumohen çdo ditë. Miliarda njerëz janë të varur nga ajo në rutinën e tyre të përditshme. Por jo shumë njerëz janë të njohur me origjinën e kësaj pije 'magjike.'

Lajme

13/08/2015 12:36

1. Kafeja

Sipas të dhënave historike, në shekullin e 15-të, kafeja u bë pije shumë e famshme tek myslimanët në Jemen, në gadishullin jugor arabik. Legjendat thonë se barinjtë, dikush thotë në Jemen e dikush në Etiopi, kanë vërejtur se dhitë e tyre bëheshin shumë më energjike dhe më nevrike kur ato hanin kokrra nga disa drunj të veçantë. Ata kishin guximin t’i provonin edhe vetë ato, duke vënë re se edhe tek ata kishin ndikim, duke ua shtuar energjinë. Kohë pas kohe, u rrit tradita e përzierjes së këtyre kokrrave me ujë, duke krijuar një pije energjike, kohë kjo kur edhe lindi kafeja.

Pavarësisht nëse kjo histori e barinjve ka ndodhur ndonjëherë, kafeja, nga malet e Jemenit u shpërnda në të gjithë perandorinë otomane, perandoria e parë myslimane e shekullit 15-të. Shtëpitë prodhuese të kafesë, prodhimin e saj filluan ta bëjnë në mënyrë më profesionale në shumicën e qyteteve të mëdha të botës islame: Kajro, Stamboll, Damask, Bagdad.

 

 

2. Algjebra

Përderisa disa nxënës mund të kenë probleme me të kuptuarit e kësaj lënde, zbulimi i saj mund të thuhet se ishte kontributi më i madh i viteve të arta islame në botën moderne. Ishte zhvilluar nga matematikani dhe shkencëtari i njohur, Muhammad in Musa al-Khawarizmi, i cili jetoj nga 780 deri 850 në Persi dhe Irak. Në një libër monumental, Al-Kitāb al-mukhtaṣar fī ḥisāb al-jabr ëa-l-muqābala (Përmbledhje llogaritjesh nga plotësimet dhe balancimet), ai vendosi principet bazë të ekuacioneve algjebrike.

Sipas hulumtimeve, emri i librit mban në vete fjalën “al-jabr”, që domethënë “përfundim”, nga e cila vjen fjala latine algjebra. Në libër, al-Khawarizmi sqaron si të përdorën ekuacionet algjebrike me variabla të panjohura për të zgjidhur problemet e botës reale si kalkulimi i zeqatit dhe ndarja e trashëgimisë. Një aspekt unik për zhvillimin e algjebrës ishte dëshira për të kalkuluar llogaritë e dala nga ligji islamik pa përdorur kalkulator dhe kompjuter.

Librat e Al-Khawarizimi ishin të përkthyera në latinisht në shekullin 11 dhe 12, ku ai ishte i njohur si Algoritmi (fjala alogrithm ishte bazuar në emrin e tij dhe punët e tij matematikore).

 

3. Diplomat universitare

Të flasësh për universitetet, gjithashtu duhet të kesh parasysh botën islame. Në historinë e re islame, xhamitë u shfrytëzuan edhe si shkolla. Të njëjtit njerëz që udhëhiqnin predikimet fetare do të duhej t’i mësonin studentët edhe rreth shkencave si Kur’an, fikh (jurispodencë), si dhe hadith. Përderisa bota islame rritej, kishte nevojë për institucione zyrtare, të njohura si medrese, të dedikuara për edukimin e studentëve.

Koncepti i institutit që të diplomuarit t’i shpërblejë me certifikatë, u shpërnda në Evropë nëpërmjet Spanjës myslimane, ku studentët evropian do të udhëtonin për të studiuar. Universiteti i Bolonjës në Itali dhe Oksford-it në Angli të themeluara gjatë shekullit 11 dhe 12, kishin vazhduar traditën islame për të shpërblyer studentët me certifikata, dhe për të përdorur ato si dëshmi për kualifikimin e tyre në subjekte të caktuara.


4. Grupet muzikore të ushtrisë

Shumë studentë të cilët kanë marrë pjesë në shkolla të larta dhe universitete në botën perëndimore janë të njohur me grupet marshuese muzikore ushtarake. Të përbëra nga disa qindra muzikantë, grupi marshon në një fushë gjatë një ngjarje sportive për të argëtuar audiencën. Këto grupe marshuese të shkollave ishin zhvilluar gjatë Viteve të Barutit në Evropë të cilat ishin të dizajnuara për të inkurajuar ushtarët gjatë betejave. Kjo traditë ka origjinën e vetë nga grupet otomane të viteve 1300-ta, të cilat ndihmuan ushtrinë otomane që të jetë njëra ndër ushtritë më të forta në botë.


5. Kamera (foto-aparati)

Në ditët e sotme është vështirë të imagjinohet një botë pa fotografi. Kompanitë miliarda dollarëshe si “Instagram” dhe “Canon” janë të bazuara në idenë e kapjes së dritës në skenë, krijimin e një imazhi, nga ajo edhe riprodhimin e një imazhi të tillë. Por të bërit e kësaj ishte shumë e lidhur me punën zbuluese të shkencëtarit mysliman të shekullit të 11, Ibn al-Haytham, i cili zhvilloi fushën e optikës dhe përshkroi atë se si kamera e parë punoi.

Duke punuar në qytetin perandorak të Kajros në vitet 1000-ta, Ibn al-Haytham ishte njëri nga shkencëtarët më të mëdhenj i të gjitha kohërave. Për të rregulluar përparimet shkencore, ai zhvilloi metodat shkencore, proceset bazike nga të cilat të gjitha kërkimet shkencore filluan rrugëtimin e tyre. Kur ai ishte vendosur në një arrest shtëpiak nga udhëheqësi i Fatimid, al-Hakim, ai kishte kohën të studionte se si punon drita, shkruan ‘Lost islamic history’ – transmeton lajmi.net